Covid-19/ Ish-presidenti Topi: E çuditshme si erdhi dhe si u deklarua

Teksa bëri një bilanc të vitit që po lemë pas, i shenjuar fort nga pandemia Covid-19, Topi u shpreh i habitur se si erdhi dhe si u përhap Covid-19 nga Kina në mbarë botën.

Në këtë natë ndërrimi vitesh, i ftuari i gazetares Beti Njuma në “Intervista e Mbrëmjes” ishte ish presidenti i Republikës Bamir Topi.

“Ka qenë në përgjithësi një vit i pasigurive të mëdha. Por që filloi me një agjent biologjik. Fillimisht në mungesë të informacionit, pastaj në një kaos informacionesh. Dhe duket sikur kjo epidemi ka zgjatur me vite, në fakt është deklaruar vetëm në shkurtin e këtij viti dhe në këto momente kur mbarë bota është në një situatë tepër të vështirë, me humbje jete që në vende të mëdha numërohet me mijëra. Çudia e madhe është që në Kinë, që e kanë kaluar këtë vit të ri të parët, është festuar nëpër lokale. Pjesën tjetër të botës kjo pandemi e gjeti të papërgatitur. Nuk mund të futem në dyshime që nuk më takojnë mua, por është e çuditshme si erdhi, si u deklarua, roli i OBSH një rol i çuditshëm. Jemi në një situatë kur gjendja dominante negative, ka qenë Koronavirusi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *