Konflikt mes të rinjve në Kosovë, plagoset me thikë një 18-vjeçar

Një 18-vjeçar është plagosur me thikë në Prizren si pasojë e një përleshje ndërmjet të rinjve të ndodhur përgjatë mbrëmjes.

Një gjë të tillë për Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, teksa ka njoftuar se nuk ka ndonjë të arrestuar ende.

“Rreth orës 17:10 minuta, në rrugën ” Remzi Ademaj” ka ndodhur një incident, ku si pasojë ka marr lëndime trupore një i ri i moshës rreth 18 vjeçare”

“I riu aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente të Spitalit duke marrë tretman mjekësor dhe njoftohet se ka marrë lëndime të rënda trupore. Policia ka dalur në vendngjarje dhe po merret me rastin, ndërsa nuk ka të arrestuar si të dyshuar rreth rastit në fjalë”, ka thënë Gashi./balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *