Ndeshje në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

“Në rrugën Prishtinë – Mitrovicë (fshati Milloshevë) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit rrugor, lëndime trupore kanë pësuar 6 persona, të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Me rast është duke u marr njësia e policore e komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti./syri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *