Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, tymi bën për spital burrë e grua

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në rrugën “Naim Frashëri” në Tiranë.

Si pasojë e tymit janë asfiksuar M.H. dhe bashkëshortja e tij L.H., të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *