‘Bërtiste me të madhe se virusi nuk ekziston’/ COVID-i i merr babanë avokatit Altin Goxhaj

Ishte një nga personat që ka “bërtitur” me të madhe që COVID-19 nuk ekziston, por për fatin e keq ky virus i mori njeriun më të shtrenjtë babanë. Bëhet fjalë për avokatin Altin Goxhaj. Lajmin e ka dhënë ai vetë nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Me zemër të copëtuar ju njoftoj në emër të familjes miq, se babai im Enver Goxha (15.08.1939 -01.01.2021) ndërroi jetë sot pas një përballje 24 ditore me virusin kinez nga të cilat 15 ditë në reanimacion në spitalin infektiv nën një kujdes shembullor dhe human të mjekëve dhe infermierëve të tij.

Ju njoftoj se varrimi do të zhvillohet në dt 3 Janar, pasnesër, të Djelën në 12:00 në Varrezat e Sharrës ndërsa Pritja do të jetë po atë ditë nga ora 10:00-12:00 te Rezidenca e Agjencisë Funerale ALBA 2000 pranë Medresesë (Rruga e Dibrës, Nr.302).Ju kujtoj se për shkak të kushteve specifike të periudhës së detyruar izoluese që kemi si familje, nuk presim vizita në shtëpi por veç pasnesër të Djelën tek Rezidenca ALBA 2000. Ju mirëkuptojmë plotësisht për pamundësinë për të marrë pjesë në ceremoni. Ju ardhshim veç për të mira”, shkruan avokati.

Kujtojmë që dhe vetë Goxhaj është i infektuar me COVID-19./botasot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *