Besa Gaxherri “befason“ me deklaratë për Vetëvendosjen e Albin Kurtin!

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke iu thënë që edhe diasporën edhe të vd ekurit i përdorin vetëm e vetëm që t’i rrisin votat e partisë, shkruan Gazeta Blic.Kjo replikë nga Gaxheri është bërë pas kërkesës së partisë së Albin Kurtit, që diaspora të mund të votojë në Ambasada dhe Konsullata, pa qenë obligative ardhja në Kosovë, për të hedhur votën e tyre.Gaxheri ka hedhur ak uza edhe ndaj Kryesueses së Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës që po vazhdon të mbahet edhe në këto orë, Gaxheri i ka replikuar ash për Nagavcin, duke i thënë se nuk munden me duru inj orancën dhe sjellen e saj në seanca, pasi sipas saj, ajo nuk po e respekton rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

“Nuk mundemi na ketu 100 deputetë me të duru ty edhe injorantën tone edhe sjelljen tonde. Replika bohet automatikish”, tha Gaxheri.Derisa, Nagavci përsëri ia ndërpreu fjalën Gaxherit duke folur, por përsëri kjo e fundit ja përmend rregulloren e Kuvendit, të cilës ia rekomandon ta lexojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *