David Alaba arrin akordin me Real Madridin, detajet e kontratës

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat spanjolle. Bëhet fjalë për yllin e Bayern Munchen, David Alaba.

Sipas prestigjiozes “Marca”, austriaku ka arritur akordin me Realin e Madridit për transferimin te galaktikët. Marrëveshja pritet të mbyllet në ditët në vijim.

Për sa i përket kontratës, ajo do të jetë 4-vjeçare. Alaba do të përfitojë 10 milionë euro në sezon, gjithmonë nëse akordi i arritur finalizohet me sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *