Kjo është kënga më e vjetër në gjuhën shqipe e regjistruar në gramafon

”KORBA O ÇEÇO” quhet kënga që mendohet se mundë të jetë kënga me e vjetër shqiptare e regjistruar në vitin 1920. Sipas kanalit në Youtube ‘’SHQIPËRIA E VËRTET’’ që ka postuar këngën, kjo këngë është kënduar nga Riza Berati. Riza Berati konsiderohej si këngëtari më i mirë i atyre viteve në Shqipëri. Populli e quante Riza Bilbili madje edhe në Kosovë njihej si Riza Bylbyli, ndërsa në qytetin e Beratit njihej si Bilbili i Beratit.

Kualiteti i këngës në këtë regjistrim është shumë i dobët dhe është mjaft e veshtirë që të kuptohet i gjith teksti i këngës nëse këngën e dëgjojmë vetëm njëherë. Mirëpo melodia dhe mënyra e këndimit vërtetë, emocionalisht të dërgon në dekaden e tretë të shekullit njëzetë dhe ta jep përshtypjen se je duke jetuar në Shqipërinë e viteve të 1920. Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni këngën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *