Lajmi i shumëpritur/ Liberalizimi i vizave për Kosovën nga kjo datë!

Kosova mund të shpresoj për ndonjë lëvizje sa i përket liberalizmit të vizave.

Në pjesën e dytë të vitit 2021, kur Bashkimi Evropian do të kryesohet nga Sllovenia.

Por, kjo do të varet nga progresi që do të shënojë Kosova sa i përket lu fti mit të korrupsionit të nivelit të lartë dhe dialogut me Serbinë, vlerëson Demush Shasha, nga Instituti “EPIK”.

Ai thotë se Kosova s’mund të presë ndonjë gjë pozitive në gjashtëmujorin e parët të vitit 2021, kur BE-ja udhëhiqet nga Portugalia, pasi sipas tij, ky shtet se ka në prioritetet e veta Ballkanin Perëndimor.

“Ndonjë progres më të theksuar mund të presim ndoshta gjatë pjesë së dytë të vitit 2021, kur presidencën e BE-së e merr Sllovenia, e cila ka një afërsi të natyrshme me Ballkanin Perëndimor dhe me Kosovën. Nga Portugalia nuk duhet të presim shumë, pasi që edhe në kuadër të listës së prioriteteve që ka publikuar, shihet qartazi që Ballkani Perëndimor, s’është prioritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *