Sokol Cikalleshi i plotë për skuadrën e tij në Turqi, nuk arriti ta shpëtonte nga humbja Konyasporin

Sulmuesi qendror i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka luajtur nga minuta e parë për Konyasporin në udhëtim te Hatayspori, shkruan “Zeri.info”.

Cikalleshi si sulmues i qendrës nuk u zëvendësua për asnjë minutë në humbjen 2:1 si mysafir.

Vlen të theksohet se nga minuta e parë e gjerë në të fundit luajti për Konyasporin edhe futbollisti tjetër shqiptar, Erdon Daci.

Ky i fundit madje u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 41-të të ballafaqimit.

Me këtë disfatë, Konya zë vendin e 11-të në Superligën e Turqisë me 19 pikë. /Zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *