Sulm në dasmë, vriten pesë gra dhe plagosen disa të tjerë

Pesë gra janë vrarë në Jemenin e shkatërruar nga lufta, pasi një predhë shpërtheu në një dasmë të mbajtur ditën e Vitit të Ri në qytetin Hodeidah.

Qeveria dhe rebelët Huthi fajësuan njëri-tjetrin për sulmin e së premtes.

Si pasojë e këtij shpërthimi, mbetën të plagosur shtatë përsona, mes të cilëve ishin edhe fëmijë.

Gjenerali Sadek Douid, përfaqësuesi i qeverisë në një komision të përbashkët të sponsorizuar nga OKB, dënoi sulmin, duke e konsideruar “një krim të neveritshëm të kryer nga Huthis kundër civilëve”.

Kujtojmë se më 4 dhjetor, tetë njerëz u vranë në sulmet me bombë në një kompleks industrial në Hodeida.

Ministri i Jashtëm Ahmed bin Mubarak tha se: “Qeveria është e vendosur të përmbushë detyrat e saj dhe të punojë për të rivendosur stabilitetin. Ky sulm terrorist nuk do ta na pengojë për të vijuar punën.”/vizionplus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *