E dhimbshme! Ndërron jetë 19 vjeçarja nga Kosova Nazlije Sherifi, edhe pse emigranti i fali veshkën

Nuk ia doli dot. Fati u tregua i pamëshirshëm me vajzën 19-vjeçare, nga Kosova.

Me qindra qytetarë mblodhën paratë që i nevojiteshin për të bërë transplantin e veshkës, pas sëmundjes së rëndë që e kishte prekur, ndërsa një emigrant i prekur nga historia e saj, kishe ardhur apostafat nga jashtë dhe vendosi t’i falte njërën veshkë.

Por, mediat kosovare raportojnë se para pak minutash ndërroj jetë vajza, edhe pse Valmir Aliçikaj bëri gjestin e rrallë human, për të shpëtuar vajzën 19 vjeçare doli vullnetar për t’i dhuruar një nga veshkat e tij.

Nazlije Sherifi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga vëllai i së ndjerës nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Allahu e deshti për vete ngase ishte engjull nga dita qe lindi. ALLAHU tmeshiroft ne xhennet motra ime”, ka shkruar ai.

Edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka shprehur ngushëllime familjes ku dhe ka njoftuar se është takuar me personin i cili po priste që ti dhuronte veshkën të ndjerës.

“Para pak minutash ndërroj jetë vajza qe bashkëvendasi ynë Valmir Aliçikaj, i shtyer nga humaniteti për te shpetuar një vajzë 19 vjeçare doli vullnetar të ja dhuroj veshken”, ka shkruar ai.

Për Nazlijen u organizua ndihmë e madhe ku u mblodhën të gjitha paratë e nevojshme. Mirëpo, teksa priste rezultatet e transplantit, ajo nuk arriti dot të mbijetonte, trë ditë pas nderimit të viteve./a.m/NOA.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *