E kërkon Zvicra, Kosova dhe Shqipëria/ Xhaxhai zbulon të ardhmen e mesfushorit shqiptar, super i talentuar

Se cilën Kombëtare do ta përfaqësojë mesfushori i klubit belg Genk, Bastien Toma , ka një kohë të gjatë që mbetet në dyshime.

Toma që momentalisht është duke përfaqësuar Kombëtaren e Zvicrës U21, ka të drejtë që pas Euro 2020 U21 të zgjedhë edhe Kombëtaren e Kosovës ose atë të Shqipërisë.

Xhaxhai i Bastienit, Ali Toma, për lajmi.net, ka zbuluar se interesimin e parë e ka treguar Federata e Shqipërisë para tri viteve, mirëpo sivjet përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është takuar shpesh me prindin e lojtarit.

“Federata e Shqipërisë e ka kontaktuar para tri viteve, por sivjet trajneri i Kosovës që jeton aty ku jeton Toma shihen shpesh dhe bisedojnë me atë dhe babën e Tomës”, tha fillimisht ai.

Ai bëri të ditur se familja preferon që mesfushori i talentuar të përfaqësojë “Dardanët”, por vendimi përfundimtar i takon lojtarit, që do vendos pas Evropianit U21.

“Nuk e di, është zgjedhja e tij, por na si familje jemi me Kosovën, por ai do vendos vet gjatë pranverës. Ai do të vendos pasi të përfundojë Evropiani”, nënvizoi xhaxhai i lojtarit për lajmi.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *