Furgoni me pasagjerë përplaset me një makinë/ Bilanci i aksidentit në Elbasan, 7 të plagosur

admin 0

Bilanci i aksidenteve për sot vazhdon të rëndohet.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, ku automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes janë 7 persona të plagosur, ku 5 prej tyre janë pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, si dhe janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volkswagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D.

“Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volkswagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes”, njofton policia.

Kujtojmë se me aksidentin e Elbasanit, sot në ditën e tretë të vitit të ri, u shënuan 5 aksidente tragjike me 3 viktima dhe disa të plagosur.

Gjatë pasdites një automjet në të cilin lëviznin 3 persona u përfshi nga flakët pas përplasjes me trafik ndarësen në aksin rrugor Lezhë -Mamurras, në afërsi të Laçit. Një person mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa mjeti në flakë bllokoi trafikun.

Ndërkohë në mëngjes herët një 24 vjeçar humbi jetën në aksin rrugor Lezhë -Milot, në Ishull Lezhë. I riu drejtonte një mjet tip “Benz”, por humbi kontrollin.

Një 62 vjeçar humbi jetën në Përmet. Ai udhëtonte me biçiklete ne aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku u godit për vdekje nga një mjet “Renault”.

Një tjetër aksident ndodhi edhe në Gjorm të Vlorës, ku një 27 vjeçar humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur./topchannel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *