Paraqitje e rrallë e Albin Kurtit gjatë vitit 1998 (VIDEO)

Në pragun e l uftës në Kosovë, pushtuesi serb kishte përjashtuar studentët shqiptarë nga Universiteti i Prishtinës, duke lejuar atë vetëm për studentët serbë.

Pas kësaj situate, zhvillimi i studimeve për shqiptarët ishte organizuar nëpër shtëpi private, ndërsa pas disa muajsh me presionin ndërkombëtar, Serbia kishte pranuar që studentët shqiptar të ktheheshin në Universitetin e Prishtinës dhe të mësonin në gjuhën shqipe, por kjo marrëveshje për Albin Kurtin që atëherë përfaqësonte këta studentë ishte e mangët.

Kurti kundërshtonte këtë marrëveshje, pasi sipas saj studentët shqiptarë dhe serbë do të mësonin në dy ndërrime të ndryshme dhe kjo nuk e siguronte atë se studentët shqiptarë nuk do t’i nënshtroheshin dhunës së pushtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *