Rexhep Selimi po përshkruhet si “boss“ i një bande nga prokurori i Speciales

Ish-inspektori i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, po përshkruhet si ‘boss’ i një bande personash që kishin tentuar ta v risinin një person.

Kjo akuzë për Selimin vjen nga Prokurori i Specializuar, Jack Smith.

Në kërkesën që Zyra e Prokurorit të Specializuar ia ka dërguar gjykatësit të Speciales, Nicolas Guillou, pretendohet se Selimi një orë pas tentim-v rasjes, kishte provuar ta telefononte njërin nga të dyshuarit dhe pastaj e kishte kontaktuar një oficer të Policisë, të cilit thuhet se i ka kërkuar të merrte diçka që ishte përdorur në këtë a tentat.

“Për më tepër, individët të cilët kanë punuar për Rexhep SELIMIN ishin të përfshirë në një përpjekje [REDAKTUAR] për të v rarë [REDAKTUAR].

Brenda një ore pas tentim-v rasjes, SELIMI u përpoq ta thërriste njërin nga të dyshuarit, 30 dhe SELIMI më pas kontaktoi një oficer të Policisë së Kosovës duke kërkuar ai për të rimarrë [REDAKTUAR] që dyshohet se është përdorur në a tentat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *