A mund ta marrin gratë shtatzëna vaksinën kundër COVID-19?

Përderisa shumë vende të botës po administrojnë vaksinat kundër koronavirusit të ri, jo të gjitha grupet shoqërore mund ta marrin atë.

Për gratë shtatzëna dhe ato gjidhënëse, marrja e vaksinës do të varet nëse shtetet ku ato jetojnë do ta lejojnë apo ndalojnë një gjë të tillë.Në Mbretërinë e Bashkuar, rregullatorët shëndetësorë kanë vendosur, që për shkak të mungesës së të dhënave mbi efektet e vaksinës ndaj grave shtatzëna, ato nuk do ta marrin atë. Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara, Administrata për Ushqim dhe Barna, ka thënë se janë gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse që do të vendosin nëse duan ta marrin apo jo vaksinën.Në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëri të Bashkuar, shtetet e Bashkimit Evropian dhe në vende të tjera të botës, ka nisur administrimi i vaksinës kundër koronavirusit, të krijuar nga Pfizer dhe BioNTech, kompani të cilat, gjatë fazave testuese, nuk kanë përfshirë gratë shtatzëna dhe gjidhënëse në studimet e tyre.

Ndërkaq, Agjencia Evropiane e Barnave, tha se administrimi i vaksinës së Pfizer/BioNTech ndaj grave shtatzëna, duhet të shqyrtohet për secilin rast veç e veç. Megjithatë, kjo agjenci tha se mund ta ndryshojë rekomandimin për vaksinat ndaj grave shtatzëna, nëse ka të dhëna të reja.Doktoresha Ruth Faden nga Universiteti Jons Hopkins thotë se “nuk ka të dhëna”, nëse vaksina është e rrezikshme për gratë shtatzëna, shkruan BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *