Bisedat e përgjuara/Vrasja e çiftit në Itali, Elona Kalesha: E bëri Taulanti

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja për vrasjen makabre të çiftit shqiptar nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho, në Itali, gati 6 vite më parë, ndërsa u gjetën së fundmi të masakruar dhe të ndarë në 4 valixhe.

Sipas mediave italiane, ish e dashura e djalit të çiftit, Elona Kalesha, ka hedhur akuza ndaj djalit të familjes, Taulant Pasho.

Gjatë një bisede me Gaia-n, të dashurën e vëllait të saj, Kalesha thotë: “Por dëgjo, kaq shumë po më shkruajnë saqë dihej se ishte ai … ishte djali që i vrau, ishte Taulanti”, ndërsa italianja i përgjigjet se “duhet guxim për të vrarë prindërit”.

Durrsakja 36-vjeçare Elona Kalesha i thotë të dashurës së vëllait të saj se Taulanti ka qenë i dhunshëm me ta në të kaluarën, madje ajo ka theksuar se i biri i kishte tërhequr zvarrë me motor më herët prindërit e ndjerë.

Nga ana tjetër, hetuesit publikojnë dhe bisedat e vajzave të çiftit Pasho, Vitore dhe Dorina, ku e para thotë se “Vrasësja është Kalesha.” Ndërsa, vajza tjetër Dorina thekson se: “Unë jam e vendosur dhe do të them se ajo e bëri atë dhe jo vëllai im .. flisni sa të doni .. e bëri ajo me vëllain e saj, me babanë e saj, gjeni atë dhe merruni me të dhe nuk keni më pse të merreni me ne, ne po vendosim gjithçka në dorën tuaj që të keni gjithçka gati .. mos i nënvlerësoni gjërat”.

Dy ditë më parë karabinierët bënë një “vizitë në një kompani në një qendër industriale në Empoli. Materiali i përdorur për “paketimin” e çiftit shqiptar në valixhe mund të ndihmojë hetuesit të mbyllin rrethin e vrasjes së dyfishtë.

Elona Kalesha që akuzohet për vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, do të dalë para gjykatës, më datë 8 Janar. Në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar avokatët e shqiptares nga Durrësi apeluan vendimin e gjykatës që e akuzoi dhe e la në burg, duke kërkuar lirimin e saj.

Trupat e çiftit Pasho u gjenden në 4 valixhe të copëtuar në afërsi të burgut të Sollicianos, të zhdukur që prej 2 nëntorit 2015./shekulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *