Deri në dy orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Mërgimtarët të cilët erdhën në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit, tanimë kanë filluar të kthehen në shtetet ku jetojnë dhe punojnë, njofton Insajderi.

Kështu janë krijuar kolona të gjata deri në 900 metra nëpër pika kufitare.

Në dalje të pikës kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë raportohet për kolona më të gjata.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje të Merdares kolonat janë deri në 900 metra që i bie 90 deri në 120 minuta pritje për të kaluar.

Ndërsa, rreth një orë po presin bashkatdhetarët që po kalojnë në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Kolonat në këtë pikë kufitare raportohet të jenë deri në 700 metra./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *