FOTO/ Viktima e aksidentit në Elbasan, baba i një vajze

E diela ishte një ditë me një bilanc tragjik në rrugët e Shqipërisë.

Më së shumti, aksidenti me tragjik ishte ai i mbrëmjes në aksin Elbasan-Bradashesh në hyrje te këtij qyteti. 9 persona mbeten të plagosur, nga të cilët 5 u desh të marrin ndihmë të specializuar në spitalin rajonal të Elbasanit.

Fatkeqësisht Kledis Deda ndërroi jetë. Ai ishte pasagjer në një makinë tip “GOLF” kabriolet që drejtohej nga një vajzë. Makina e tyre u përplas me një furgon pasagjeresh të linjës Korçë-Tiranë.

Automjeti u shkaterrua plotësisht teksa dyshohet se ka qënë me shpejtësi të madhe dhe ka bërë parakalim të gabuar./syri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *