Ky është 30-vjeçari që u arratis sot nga Komisariati në Tiranë

Ky është Riljon Lalaj, 30-vjeçari që u arratis mëngjesin e sotëm nga Komisariati numër 1 në Tiranë, ndërsa u arrestua dy ditë më parë.

Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Lalën, i akuzuar “armëbajtje pa leje”, në mungesë të këtij të fundit. I riu nuk u paraqit në sallën e gjyqit pasi u arratis nga Komisariati.

30-vjeçari mundi të largohej në momentin që u dërgua për t’i marrë gjurmët e gishtave. Pas kësaj procedure ai do të dërgohej në gjykatë, ku do të njihej me masën e sigurisë.

Nga ana tjetër SHÇBA ka nisur hetim për efektivin që shoqëronte Lalajn, ndërsa është ende e paqartë si ka mundur t’i ikë.

Gazetarja Glidona Daci raporton se në Komisariat ka nisur një mbledhje ku zyrtarët po diskutojnë dhe po përpiqen të mbledhin prova. Nga të dhënat e deritanishme mendohet se nuk bëhet fjalë për arratisje të organizuar. 30-vjeçari është larguar në këmbë në ambientet e pasme të komisariatit.

Rilian (Rigers) Lala, u prangos më 2 janar për armëmbajtje pa leje. 30-vjeçari u arrestua në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, nga forcat “Shigjeta”. I riu u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Policia në një komunikatë zyrtare sqaroi arrestimin e të riut, ku sipas bluve Lalaj u lokalizua pas bashkëpunimit me qytetarët dhe u arrestua në flagrancë. g.v/abcneës.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *