Përshkruani Thaqin me një fjalë : A do ta votonit për Kryeminister nëse do lirohej ?VOTO

Hashim Thaçi (i lindur më 24 prill 1968) është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministr në kabinetin e ri të kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014. Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luf tës në vitin 1999.

Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008. Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës lexon deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ndërsa pas votimit nga ana e deputetëve të deklaratës, Kryetari i Parlamentit e shpall Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, ku më pas të gjithë deputetët prezent e nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë. Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Kosovë më 12 dhjetor 2011 fiton PDK-ja në krye me Hashim Thaçin dhe përsëri rizgjedhet kryeministër për mandatin 2011-2014. Kryeministri ka deklaruar se derisa qeveria e kaluar në krye me të kishte qëllim shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, tashmë kjo qeveri e rizgjedhur ka qëllim integrimin e shtetit të Kosovës në mekanzimat më të rëndësishëm ndërkombëtar si NATO, BE, OKB, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *