Shkëlqen prej 4 vitesh në Norvegji, talenti dardan kalon në Superligën turke

Zymer Bytyqi është një nga lojtarët shqiptarë, që po shkëlqen më së shumti në Europë, teksa prej katër sezonesh aktivizohet në Norvegji me skuadrën e Viking.

Sulmuesi anësor me origjinë nga Kosova në vitin e shkuar ishte autor i plot 10 golave në 29 zbritje në fushë, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të ndryshme në kampionate më të mëdha se ai norvegjez.

Së fundmi nga Turqia raportojnë se Zymer Bytyqi ka gjetur akordin me një nga skuadrat prestigjioze të këtij vendi, Konyaspor. 24-vjeçari ka firmosur kontratë për dy sezone e gjysmë, teksa ende nuk bëhet e ditur vlera e operacionit të transferimit të tij. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *