Shtatë të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës, katër në gjendje të rëndë

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit në trafiku që ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00 në fshatin Dollc të Klinës, njofton Insajderi.

Katër nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë marrë lëndime trupore. Katër nga ta kanë lëndime më të rënda dhe janë dërguar në Ëmergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ndërkaq tre të tjerët me lëndime më të lehta janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë”, ka deklaruar Gashi./Insajderi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *