Veturat u përfshinë nga flakët, policia jep detaje për aksidentin në Klinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dollcë të Klinës, sot rreth orës 12:09.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, për media ka treguar se ka disa persona të lënduar por ende nuk dihet numri i tyre.

Sipas tij aksidenti ka ndodh mes një veture dhe kombi.

Si pasojë e aksidentit vetura është djeg krejtësisht, ndërsa kombi është djegur vetëm në një pjesë.

“Sot, në orën 12:09 në fshatin Dollcë, të Klinës, ka ndodh një aksident mes dy automjeteve, një kombi dhe një veturë. Kombi është përfshirë nga zjarri, pjesërisht ndërsa vetura komplet është djeg nga zjarri. Nuk e dimë se sa persona janë të lënduar, jemi ende në pritje të informacioneve”, ka thënë Ibraj./syri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *