VIDEO shokuese: Momenti i aksidentit të rëndë në Elbasan, si shkoi makina përballë minibusit me pasagjerë

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, mbrëmjen e së dielës.

Siç duket nga pamjet makina, që drejtohej nga 29-vjeçarja K.Sh, vinte përballë minibusit dhe është përplasur në krahun e shoferit. Përplasja ka qenë shumë e fortë saqë Volkswageni kabriolet është shkatërruar i gjithi.

Nga kjo ngjarje e rëndë mbeti i vdekur Kledis Deda. 36-vjeçari nga fshati Katund i ri i Elbasanit u dërgua fillimisht në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Po ashtu në spital, përveç shoferes së makinës janë dërguar për ndihmë mjekësore edhe disa pasagjerë të minibusit të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen është arrestuar 29-vjeçarja për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *