Agim Veliu: Kam thënë e madhe për Vjosa Osmanin në kuptimin politik

Në ndërkohë Veliu, sot gjatë ditës në një deklaratë për Periskopin tha se Vjosa Osmanit i duhet hapësirë shumë se është tepër e madhe dhe e gjerë.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu në një deklaratë për media ka thënë sot se edhe po t’ia lëshonte vendin e gjithë Kryesia, Vjosa Osmanin nuk do ta nxinte. Këto deklarata shkaktuan reagime të shumta në vend, teksa vet Veliu në një deklaratë për T7, sqaroi se pse e tha atë gjë.

“Unë e kam thënë vetëm në kuptimin politik. Ajo është deklaruar në nivelin e një Kryesie që i ka 30 anëtarë, ajo e ka kushtëzuar që nëse ata tërhiqen unë rikthehem. Unë e kam thënë vetëm në këtë kuptim. Nuk e kam ditë që duhet një Kryesi me u largu për me ja lëshu vendin”, ka thënë ai.

Në ndërkohë Veliu, sot gjatë ditës në një deklaratë për Periskopin tha se Vjosa Osmanit i duhet hapësirë shumë se është tepër e madhe dhe e gjerë.

“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po e kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskan ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin dhe nuk e di a e nxen”, ka thënë ai sot gjatë ditës./botasot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *