Arrin në 42 numri i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj, 2 janë të mitur

Ka arritur në 42 numri i të lënduarve nga shpërthimi që ndodhi pasditen e sotme në një lokal në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë së Kosovës, Qazim Reka.

Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një bombole gazi, ndërsa janë të dëmtuara nga shpërthimi disa lokale e vetura.

Sipas Rekës, 12 prej të lënduarve janë dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa në mesin e këtyre personave janë edhe dy të mitur./kallxo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *