“Guxo” LDK!

“GUXO” LDK, merru me rini, puno për rini dhe anashkaloi pak ata që kurrë nuk ia sollën fitoren LDK-së!Partia e dr. Ibrahim Rugovës, asnjëherë nuk i ka fyer kundërshtarët e saj.
Lidhja Demokratike e Kosovës, në kohën kur ka shumë përplasje brenda saj, duhej të mobilizohej me të gjitha forcat për të arritur qëllimin e saj.

Por, në LDK, po ndodh e kundërta.

Gjuha e fyese e Agim Veliut ndaj kundërshtares më të fuqishme të tij, sa ishte në LDK, por edhe pas largimit nga “shtëpia” e saj, Vjosa Osmanit, po e dëmton atë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në kohë fushate, sidomos jo tani, kur kanë qindra probleme të tjera, duhej të ndaloj me fyerje ndaj kundërshtarëve politik.

Sidomos Agim Veliu, njeriu që humbi zgjedhjet në vendin e tij, Podujevën, ku edhe e kishe bastion për disa vite.

Agim Veliu, duhej të ndalohet, LDK-ja do duhej të marr “guximin” dhe t’ia thotë në sy; ‘ndalo Agim, se u bëmë horë’!

Për LDK-në këto zgjedhje do të thonë shumë. Tash do të tregohet fuqia e saj, edhe pse në opinion ka një zhgënjim të madh, pasi larguan Vjosa Osmanin.

Në LDK, duhet të ngritën zërat e rinj, jo ata që kanë kapur këtë parti politike e cila nuk e ka as për së afërmi frymën rugoviane.

Partia e dr. Ibrahim Rugovës, asnjëherë nuk i ka fyer kundërshtarët e saj.

Në kohën e Rugovës, madje bëhej koalicion edhe me kundërshtarët e fuqishëm të LDK-së, rasti i AAK-së kur u bë kryeministër Ramush Haradinaj.

Fyerjet e tilla e kanë dëmtuar në vazhdimësi LDK-në, madje po e dëmtojnë edhe sot.

LDK-ja do duhej të anashkalonte pak Veliun. Kontributin e tij për LDK-në, sidomos për fitoret në Podujevë tashmë e dimë, por kjo gjuha e ashpër e tij, kundër Vjosa Osmanit dhe LVV-së nuk i bën nderë LDK-së.

Edhe pse është dashur shumë më herët të ndryshojnë strukturat udhëheqëse në LDK, akoma nuk është vonë për të ndryshuar dhe për të fituar!

Fitorja me njerëzit që vetëm humbje i kanë sjellë nuk do të arrijë kurrë. As kësaj here, pra në këto zgjedhje nuk do të fitoj LDK-ja.

LDK-ja nuk fiton për të vetmen arsye, veç pse nuk po lëshojnë rrugë Isa Mustafa me klanin e tij të vjetër. E ndër ata që duhet lëshuar rrugën është edhe Agim Veliu.

Pra një parti rugoviane, nuk mund të bëhet peng i disa individëve tashmë që iu ka kaluar koha.

Me të drejtë pyesin votuesit e kësaj partie, por edhe të rinjtë që tashmë do dalin të votojnë për herë të parë; pse duhet votuar njerëzit që moti kanë dal në pension?

Pra, LDK-ja duhet të freskohet me rini, dhe jo të i zihet fryma me pensionera!

Në kohën kur të gjitha partitë evropiane kanë synim rinin, dhe punojnë për rini, në Kosovë, sidomos në LDK po ndodh e kundërta.

Ata po mendojnë për të moshuarit e kësaj parti, edhe pse në pension, se si t’i punësojnë akoma në institucione qeveritare, kurse rinia po bredh rrugëve për shkak të tyre.

Fitoren një partie politike në Kosovë ia sjellë rinia. Këtë e din edhe LDK-ja, por që nuk janë merr, e as që po merren me rinin.

Prandaj, rinia në Kosovë, shumica prej tyre, janë simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, e kjo rini po ia sjell fitoren atyre.

LDK-ja din, mundet por i duhet guxim!

Prandaj, “GUXO” LDK, merru me rini, puno për rini dhe anashkaloi pak ata që kurrë nuk ia sollën fitoren LDK-së!/botasot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *