Haradinaj u uron shërim të shpejt të lënduarve gjatë shpërthimit në Ferizaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka uruar shërim të shpejt personave të lënduar sot gjatë shpërthimit në Ferizaj.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, u shpreh se lutjet janë për të prekurit dhe të plagosurit gjatë këtij shpërthimi.

“Lutjet tona janë për të prekurit dhe të plagosurit e shpërthimit që ndodhi sot në Ferizaj. Ndajmë shqetësimin me familjarët dhe ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, shkruan Haradinaj.

Ndryshe, nga 42 të lënduarit në shpërthimin në Ferizaj, 14 tashmë janë pranuar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Tre nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe tashmë i janë nënshtruar edhe operacionit.

Këto detaje i ka dhënë për Telegrafin drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani.

“I kemi pranuar 14 pacientë nga Ferizaj, për momentin prej tyre tre janë në gjendje më të rëndë por jashtë rrezikut për jetë, ata janë trajtuar, janë operuar në sallën e madhe operative, një pjesë e tyre do të pranohen në Kirurgjinë Plastike. Deri më tani kjo është ajo që mund t’ua them, sepse ne jemi ende duke grumbulluar të dhënat. Por, për momentin të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Lenjani. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *