Inter merr kreun e renditjes në Serie A

Interi mori kreun e renditjes në Serie A në pritje të rezultatit të ndeshjes së Milanit. Zikaltërit fituan 6 – 2 me Krotonen sot në San Siro.

Pjesa e parë ishte vështirë për vendasit, pasi shkuan drejt pushimit në barazim 2 – 2 me një nga ekipet më të dobët të kampionatit.

Përpjekjet e lojtarëve të Interit veçanërisht në Lautaro Martinez sollën suksesin e thellë 6 – 2.

Sulmuesi argjentinas realizoi 3 gola në këtë takim, fitorja e tetë radhazi për zikaltërit. Një ecuri e tillë nuk përsëritej prej vitit 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *