Në Spitalin e Pejës 73 pacientë me COVID-19, 10 janë në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 73 të infektuar me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve dy pacientë janë në respirator(CPAP), 31 pacientë janë në oksigjeno – terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa dy pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

“73 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 31 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë vikendit dhe festës së vitit të ri në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 938 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, pacientë dhe nga këta 82 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“14 lindje kanë qenë gjatë gjatë kësaj periudhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 6 normale dhe 8 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 8 të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore. 594 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,411 analiza, ndërsa janë kryer 17 operacione”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *