Rummenigge zbulon të ardhmen e Douglas Costa dhe lajmëron Juventusin!

Mysafiri i Tiki Taka, emisioni i Mediaset, CEO i Bayern Munchen, Karl-Heinze Rummenigge foli për Douglas Costa:

“Ne nuk kemi vendosur ende nëse do ta blejmë atë ose jo. Jemi shumë të kënaqur me të, është shumë i mirë si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Na ofron atë që dëshirojmë. Kemi nevojë për të në ndeshjet tona, është një anësor dhe loja jonë orientohet shumë nga krahët.

Ne kemi Coman, të cilin e morëm nga Juve, kemi Sane dhe Gnabry. Douglas Costa është mirë, por ajo që ne do të bëjmë në tregun e transferimeve nuk është vendosur ende dhe tregu i verës së ardhshme do të jetë edhe më keq se i fundit”./albeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *