Shpërthim në Ferizaj, nëntë të lënduar 2 në operacion

Nëntë persona nga gjithsej 31 të djegur janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klniike Universitare të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Basri Lenjani, i cili tha se dy nga të lënduarit kanë hyrë në sallën e operacionit.

Ai tutje njoftoi se edhe 12 të tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

“Nëntë persona i kemi në Klinikën Emergjente si pasojë e të djegurave dhe 12 të tjerë janë në Spitalin e Ferizajit, gjendja e tyre është mesatarisht stabile. Dy prej të lënduarve kanë hyrë në sallë operative”, ka thënë Lenjani për redaksinë.

Drejtori i Emergjencës tutje njoftoi se janë duke vlerësuar situatën, ndërsa në orën 18:00 do të dalin me një deklaratë për media.

Ndryshe, Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar për Insajderi-n se nga shpërthimi që ka ndodhur sot janë lënduar 31 persona.

Major Qazim Reka ka thënë se bëhet fjalë për shpërthim të një bombole të gazit. /Insajderi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *