Vazhdon shqiptimi i gjobave për mos respektim të masave, brenda 24 orëve u dënuan 636 qytetarë

Edhe në ditët e para të vitit 2021, policia ka vazhduar me ndëshkimin e atyre të cilët nuk respektojnë masat e marra për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Vetëm në tri ditët e para të këtij muaji, policia shqiptoi afro 900 gjoba dhe ka dhënë disa vërejtje e këshillime për respektimin e tyre.

Kurse gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 636 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 169 raste me coronavirus. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *