FSK pritet të filloj operacionet në Irak dhe Kuvajt

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kuvajti dhe Iraku janë vendet ku Forca e Sigurisë së Kosovës do të mund të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse, në kuadër të misionit të Gardës Kombëtare të Ajovas, të Ushtrisë Amerikane. Ai e konfirmoi këtë pas një vizite që i bëri FSK-së.

Hoti tha se këto vende kanë qenë si opsione që janë shqyrtuar dhe se tani pritet konfirmimi zyrtar.

Sipas tij, FSK-ja mund të dërgohet në këto misione në muajin mars.

Ndryshe, të martën, Kuvendi i Kosovës miratoi vendimin e Qeverisë për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit./indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *