I dyshuar për 4 vjedhje në Tiranë, vihet në pranga 17 vjeçari

admin 0

Një 17 vjeçar është vënë në pranga nga policia i dyshuar si autor i 4 vjedhjeve të ndodhura në qarkun e Tiranës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”- thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasi K.S dyshohet se është autor konkretisht i këtyre vjedhjeve:

“Më datë 05.01.2021 ka vjedhur një sasi parash dhe produkte të ndryshme në supermarketin e shtetasit J. Gj.; Më datë 04.01.2021 ka vjedhur produkte të ndryshme në supermarketin në pronësi të shtetasit B. H. dhe në marketin në pronësi të shtetasit L. Gj.; Më datë 30.12.2020 ka vjedhur 10 aparat celular dhe 2 iPad në dyqanin e shtetasit M. N” thuhet në njoftimin e policisë

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. S. iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë./oranews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *