Kusari ishte e pakënaqur me formën e koalicionit me VV, thotë se kanë nisur bisedimet

Deputetja e cila deri më tani ishte në Grupin Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për kandidimin e saj si deputete.

Kusari-Lila për Gazetën Periskopi tha, se ajo tashmë ka filluar bisedimet me Vetëvendosjen për një mundësi që ajo të kandidojë për deputete në listën e Vetëvendosjes.

“Jo ende nuk kemi arritur një marrëveshje, pasi jemi duke e prit shpalljen e datës së zgjedhjeve, por kemi filluar natyrisht”

Ajo më tutje u shpreh e gatshme se do t’i ndjek procedurat e tjera të cilat do të dalin pas caktimit të datës së zgjedhjeve.

“Duhet caktuar data, pastaj natyrisht do t’i ndjekim ato procedurat e tjera të cilat do të dalin në zgjedhje”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që në takimin e saj të fundit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit, Kusari ishte shprehur në një far mënyre e pakënaqur sesi kishin bashkëpunuar subjekti i saj politik Alternative dhe VV.

Ajo kishte deklaruar se sërish do të ketë bashkëpunim me VV-në, por kësaj radhe duke shpresuar që bashkëpunimi të jetë mes dy subjekteve dhe jo individëve.

“Subjekti politik Alternativa edhe në këto zgjedhje do të vazhdojë bashkëpunimin me LVV-në, por kësaj radhe me idenë se nuk do të jetë vetëm bashkëpunim në mes të individëve por të dy subjekteve politike”, kishte deklaruar Kusari-Lila./Periskopi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *