Nuk po merr dot veten, Rashica rikthehet në stërvitje te Werderi

Ylli i Kosovës, Milot Rashica i është bashkuar skuadrës gjermane Werder Bremen në stërvitje.

Kosovari këtë edicion nuk ka qenë në formën e duhur shkaku i lëndimeve, derisa lëndimi i fundit e mbajti për një kohë të gjatë.

Mirëpo, Werderi përmes një postimi në Twitter ka zbuluar se Rashica ka harruar lëndimin dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje.

Mbetet të shihet nëse Rashica do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Werderit./albeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *