PDK konfirmon: Ramiz Lladrovzi kandidat për Drenasin!

Ramiz Lladrovci do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës edhe për një mandat.

I pari i Drenasit nëpërmjet një postimi në Facebook, të mërkurën tha se shpalli kandidaturën edhe për një mandat katër vjeçar, njofton Insajderi.

Por, ai deklaroi se nuk ka marrë konfirmim nga kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, por që mandatin e shpalli me pëlqimin e Kadri Veselit gjatë një takimi në shtator të vitit 2019.

“Çështjen e mandatit të dytë, e kam trajtuar në takim me liderin tonë, në fund të shtatorit me z. Veseli, gjatë promovimit të punës time si “kryetari me performancën më të mirë në Kosovë”, tha Lladrovci.

Nuk kaloi shumë kohë, kandidatura e tij u konfirmua nga Enver Hoxhaj, gjatë një konference për media.

Kryetari në detyrë tha se “PDK ka vendosur që deputetët e saj të legjislaturës të fundit të përfshihen në listë zgjedhore dhe kryetarët nga PDK t’ju lejohet të kandidojnë edhe për një mandat tjetër”.

“I dëshiroj z. Lladrovci, z.Aliu e çdo kryetari tjetër të komunave që udhëhiqen nga PDK’ja suksese në zgjedhjet lokale kurdo që do të mbahen. Kurdo që të mbahen zgjedhjet Ramizi do ta ketë mbështetjen tonë”, tha Hoxhaj. /Insajderi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *