Thyen masat anti-Covid, ndëshkohen qindra qytetarë gjatë orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 459 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë administratorin e një subjekti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 13 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Ditën e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve theksoi se mbetet në fuqi ora policiore 06:00-22:00 ndërkohë që mbajtja e maskës mbetet me detyrim./albeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *