Kjo është rrobaqepësia që u përfshi nga flakët në Tiranë

Një rrobaqepësi është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte, pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të mëngjesit, kur rrobaqepësia e shtetasit E. Sh. është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht raportohen vetëm dëme materiale, ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët.

Grupi hetimor dhe policia vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./zhurnal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *