14 gola në 22 ndeshje/ Sulmuesi i Kombëtares bën hapin e parë të madh në karrierë, largohet nga Finlanda. Ja destinacioni i ri

Albion Ademi mund ta vazhdojë karrierën në kampionatin elitar të Turqisë.

Sulmuesi i skuadrës finlandeze, Mariehamn i është sugjeruar skuadrës së Trabzonsporit, ka raportuar të hënën mediumi Gazetadamga. 21-vjeçari ka shkëlqyer edicionin që përfundoi në fund të vitit të kaluar duke shënuar 14 gola dhe tri asistime në 22 paraqitje.

Ademi te Mariehamni u transferua në janar të vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në fund të këtij viti. Ai karrierë më herët ka bërë edhe te skuadrat tjera finlandeze, Inter, Kemi Kings dhe TPS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *