Biznismeni Ramiz Kelmendi paralajmëron këtë gjë, ja çka e pret Kosovën…

Biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi parashikon një rënie të ndjeshme ekonomike. Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se tkurrja do të jetë më shumë se 8 përqind.

Ish-deputeti Kelmendi ka thënë se viti 2020 nuk ishte vit i suksesit, por vit i mbijetesës si p asojë e sëmundjes enígmatíke COVíD-19.

Kelmendi po fajëson institucionet e shtetit që nuk kanë v epruar për të sanuar d ëmet e pandemisë.

“Rënia ekonomike ka me qenë shumë më e madhe sesa që është paralajmëruar. Rënia ekonomike në shtetin e Kosovës korrespondon me rënien ekonomike të shumë veprimtarive për të cilën sigurisht që do të a takohet. […] Mbështetja institucionale ka munguar dhe gjithmonë është edhe e vonshme. […] Në këtë rast edhe parlamenti është dashur të mblidhet më parë sa është efekti ekonomik i pandemisë dhe veprimet institucionale. Kështu që të paraprihet, e jo pastaj të ndodhë e të sanohet. Sanimi është masë e vonshme. Paraprija është masë e hershme dhe e domosdoshme. Hezitimi që masat të ndërmerren, edhe ajo është e keqe, duke menduar se pandemia të tërhiqet vetvetiu. Një kohë ishte menduar se me ardhjen e verës sipas ekspertëve virusi zh duket, realisht në verë vírusí u shtua”, thotë ai.

Ramiz Kelmendi ka thënë se pandemia ka pasur efekt negativ edhe në kompaninë e tij.

“Sfídat janë të shumëfishta për arsye se edhe Grupi Elkos ka veprimtari të ndryshme, të shumëllojshme, që në disa ka pasur efekt më të madh pandemia, në disa ka pasur efekt më të vogël, ndërsa në disa nuk ka pasur për aq sa është pritur. Por, si mesatare del që ka pasur e fekt. Sa herë që ka sfída të tilla ne vijmë përpara p roblemeve të ndryshme, për arsye se kemi një numër të madh të të punësuarve në të gjitha këto lëmi. Qëllimi ynë është gjithë duke shpresuar që kjo pandemi të kryhet sa më shpejt dhe njëkohësisht edhe institucionet shtetërore të fillojnë dhe të veprojnë që të sanojnë sado pak këtë ndikim në mënyrë që mos të pësojnë të punësuarit me vende pune dhe me të ardhura personale”, thekson Kelmendi.

Kelmendi po thotë se investimet e parapara për vitin që lamë pas ishin të cunguara për shkak të pandemisë. Teksa tregon se investimet që ishin paraparë rreth 30 milionë euro kanë nisur së voni, në fund të vitit të kaluar./gjitckafresh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *