LAJMI I FUNDIT – Merkel gezon kosovarët me këtë lajm për VIZAT

Pozicioni gjerman sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën është i pandryshueshëm. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar për Express nga Berlini zyrtar tashmë kur pritet që Gjermania të drejtojë me presidencën e BE’së nga 1 korriku. Gjithashtu është bërë e ditur se dy liderët si zakonisht vazhdonjnë të koordinojnë ngushtë pozicionet e tyre për çështjet aktuale që ndërlidhen me punët e BE’së.

Nga 1 korriku i këtij viti me presidencën e Bashkimit Evropian do të udhëheq Gjermania e kancelares Angela Merkel. Kjo po shihet edhe si një mundësi e artë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave meqenëse Berlini zyrtar në vazhdimësi ka përkrahur Prishtinën sa I përket lëvizjes së lirë në Zonën Schengen.

Ky pozicion i Gjermanisë sa i përket mbështetjes për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave është i pandryshueshëm. Një gjë të tillë ekskluzivisht për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga zyra për media e Qeverisë Gjermane që udhëhiqet nga Angela Merkel.
“Pozicioni gjerman për liberalizimin e vizave mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim liberalizimin e vizave mbi bazën e përmbushjes së kritereve të përcaktuara”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë Gjermane.

Ndërkohë sa i përket përmendjes së reformës në sundimin e ligjit në urimin e kancelares për kryeministrin Hoti dhe nëse një gjë e tillë ndërlidhet me liberalizimin, nga zyra e Merkel thonë se ka qenë vetëm një rikujtim se është një nga sfidat që e pret kryeministrin e Kosovës në rrugën e tij përpara.

“Kancelarja Merkel ka uruar kryeministrin Hoti për zgjedhjen e tij dhe është shprehur se reforma në sundimin e ligjit është një nga sfidat që e pret në rrugën përpara”, thuhet në përgjigje./gjithckafresh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *