Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron reshje shiu edhe në ditët në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se reshje të shiut pritet të ketë edhe gjatë ditëve në vijim në tërë vendin, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, reshjet do të jenë më të theksuara sërish në rajonin e Dukagjinit.

“Sipas parashikimeve tona pritet që përsëri ditëve në vazhdim të ketë reshje në tërë vendin por më të theksuara përsëri në Dukagjin, prandaj këto edhe më tepër do ta rëndojnë situatën, sidomos me temperaturat pozitive të cilat ndikojnë në shkrirjen e borës së rënë së fundi”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *