Shqipëria “nën ujë”, disa banesa të përmbytura në Fushë-Krujë

Infektuar: 53264
Shëruar: 45000
Vdekur: 1368
Shqipëria “nën ujë”, disa banesa të përmbytura në Fushë-Krujë
Shqipëria “nën ujë”, disa banesa të përmbytura në Fushë-Krujë

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa disa zona janë përmbytur. Ndonëse reshjet përgjatë ditës së djeshme kanë qenë intensive, gjatë natës pati një lehtësim të situatës, çka çoi që niveli i ujit në lumin Vjosë të shënonte rënie.

Po ashtu bëhet e ditur se dhe lumi Drin është rikthyer në shtrat të vetë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqinë, ndërsa mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji.

‘BalkanWeb’ mëson se në disa prej këtyre banesave uji ka depërtuar brenda, duke i përmbytur. Ndërkohë që zonat më të rrezikuara në vendin tonë janë Shkodra dhe Lezha, për shkak të problematikave që kanë shfaqur dhe vitet e kaluara nga përmbytjet. Në Kashnjet është shembur rruga që lidh fshatin me Lezhën, ndersa rreshqitje dherash ka pasur në disa zona.

Aktualisht nga parashikimet meteorologjike të IGJEUM, thuhet se deri në 11 janar do të ketë reshje intensive të shiut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *