Ish agjenti i SHIK-ut tregon detajet e padëgjuara për Fadil Syleviqin: Ja çka dinte dhe kush kishte frikë…

Gjatë ditës së djeshme, është gjetur i vdekur Polici i Kosovës, Fadil Syleviqi, i cili ishte edhe dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Syleviqi është gjetur i vdekur te liqeni i Badovcit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente. Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e djeshëm të policisë.

E lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur edhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Naim Miftari

Ai thotë se Fadil Syleviqi ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

“Dëshmitari i SPO ka qenë, pasi ka ditë shumë gjëra shumë konspiracione shumë ndodhi si polic ka qenë njeri profesionist. E njoh pas luftës, kam punuar në Polici të Kosovës bashkë në stacionin 4 e kanë akuzuar shumë gjëra por ato gjëra s’janë vërtetuar kur e kanë hetu UNMIK-u dhe EULEX-i, por ka dal i pastër, nuk është dënuar asnjëherë një kohë ka pas raporte të mira me policinë amerikane sidomos kur ka punuar në anti-terrorizëm”, thotë Miftari.

Ai thotë se Syleviqi ishte i lidhur edhe me shumë komandantë të UÇK-së.

“Gjatë luftës ka qenë i lidhur me njerëz komandantë nga UÇK-ja në Likovc nuk ka punuar në UDB siç e akuzojnë tulifar sharlatani, por para luftës ka punu në anti-drogë në SUP Prishtinës. Ka qenë njëherë i arrestuar gjatë luftës nga UÇK, zona e Llapit që ma shumë ka qenë çështje influence ndikimit për zonën e Gollakut ku ishte si garë në mes UÇK-së të Llapit dhe asaj të Drenicës pas arrestimit është liruar pas disa ditësh dhe deri në përfundim të luftës ka qenë në uniformë të UÇK-së”, shton Miftari.

Ai shton se Syleviqi ka pasur shumë informatat për liderët e Kosovës, përfshirë edhe ish presidentin, Hashim Thaçi.

“Pas luftës e kam taku dhjetëra herë, por e di se pas luftës u taku edhe shumë herë me ish presidentin, Hashim Thaçi ka pasur njohuri dhe informata por edhe materiale për shumë gjëra që kanë ndodh para, gjatë dhe pas luftës pra njeri i zoti i shërbimeve sekrete i konspiracioneve . Shumë gjeneralë tanë e njerëz nga politika deri te presidenti kanë pasur frikë nga informacionet dhe aftësitë e tij”.

Miftari hedh dyshime edhe mbi mënyrën e vdekjes se Syleviqi, për të cilin thotë se Gjykata Speciale e ka humbur një dëshmitar të rëndësishëm.

“Vdekje e natyrshme apo vrasje nuk është me rëndësi, por Gjykata Speciale ka hupur një dëshmitar të mundshëm shumë të informuar mirë dhe nga ‘vdekja’ e Ibrahim Rugovës më nuk i besoj as vdekjeve natyrale që vinë nga sulmi kardiak dhe kanceri, pasi shërbimet sekrete sot shumë lehtë i mbjellin këto sëmundje në mënyrë artificiale pra i nxisin te një target i tyre që bëhet shumë lehtë viktimë e ndonjē sëmundje të nxitur artificialisht në trupin e njeriut shkurt këto gjera ndodhin janë të përditshme në botën e sotit ku vrasjet mbulohen me vdekje të papritur kinse nga sëmundjet dhe mjekësia ligjore është pjesë e mbulimit ligjor të një vrasje me konstatimin e vdekjes natyrale apo vet vrasjes siç ishte rasti i Dino Hasanit”, thekson Miftari.

“Për mendimin tim Fadil Syleviç ka qenë një hetues i zoti një profesionist në çështje sigurisë dhe ka qenë njeri i mirë edhe pse qarqe të ndryshme dhe individ i kanë ngrit shumë akuza qe ju kanë bërë, por asnjë akuzë nuk ka qenë e vërtetuar por vetëm llafe kafesh “, përfundon për “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *