Ish-anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit

Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla i është bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit, para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Themeluesja e iniciativës “Guxo”, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi në Facebook me Gërvallën, duke shkruar “Si çdoherë, bashkë”.

Ish-kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, në shkurt të vitit 2018, kishte njoftuar se po e braktis këtë parti pas 27 vitesh aktivitet.

Largimin e saj nga kjo parti e bija e atdhetarit Jusuf Gërvalla e kishte arsyetuar me “degjenerimin” në këtë subjekt politik. Ajo thoshte se procesi i degjenerimit të LDK-së ka filluar me ish-kryetarin Fatmir Sejdiu dhe është vulosur nga Isa Mustafa.

Vjosa Osmani me iniciativën e saj do të garojë në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.

Osmani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për presidentes, ndërsa Albin Kurti nga LVV për kryeministër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *