Kafet hapur, universitetet mbyllur: Përgjigjet Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të shtunë ka deklaruar se vendimi për mësimin online në Universitete është për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid tek moshat e reja.

Duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me faktin se pse universitetet vijojnë onlinë ndërkohë që kafet janë të hapur, ajo ka theksuar se ky është një vendim që është marrë në varësi të dinamikës së situatës, dhe në vazhdim pritet që të ketë dhe ndryshime në lidhje me vijimin e mësimit në universitete.

“Rritja e numrit të rasteve të reja me Covid në grupmoshën e re është një ndër arsyet se pse do të vijojë që mësimi në universitete të vijojë online. Situata patjetër është në ndjekje dhe vendimet do të merren në bazë të saj. Nga të dhënat e deri më tanishme epidemiologjike që ne kemi mësimi do të vijojë që të jetë online. Besoj se dhe universitetet kanë pasur kohën e nevojshme për përgatitjen e platformave online. Vendimi është deri në një urdhër të dytë, deri në një tjetër vlerësim në javën e ardhme për të rivlerësuar vendimet që ne marrim. Fokusi është shëndeti dhe jeta e qytetarëve ne mbi këtë nisemi”,ka thënë Manastirliu. http://www.albeu.com/kryetitull/kafet-hapur-universitetet-mbyllur-pergjigjet-manastirliu/558851/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *